Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon Zaevin për përfshirje në rastin ‘Haraçi’

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM thuhet se “është e qartë ndërlidhja e Zoran Zaev me Boki 13 dhe koordinimi i tyre në mbledhjen e haraçit”.

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë se për gjithë opinioni e din për rolin e Zaev përveç Vilma Ruskoës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev nga dita në ditë po fundoset. Në Republikën e Maqedonisë shndrit vetëm krimi dhe haraçi. Qeveria në vend se të luftojë krimin, ajo mbron. Katër muaj kaluan nga rasti ‘Haraçi’. Prokuroria Publike i burgosi vetëm kryesit e drejtpërdrejtë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se përderisa krimi mbretëron, qyetetarët po mbijetojnë, bujqit nuk kanë ku ta shesin prodhimin e tyre, biznismenëve u merret haraç ndërsa punëtorët mundohen.

“Për shtatë muaj të këtij viti nuk kemi as 1/4 e investimeve të planifikuara kapitale. Nuk ka projekte të reja. Nuk ka zhvillim”, akuzon OBRM-PDUKM duke kërkuar zgjedhje të parakohshme kuvendare./Telegrafi/