Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon Qeverinë se në kohe pandemie blen qindra litra alkool

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “përveç ushqimit të detit, Qeveria ka blerë edhe pije të shtrenjta në kulmin e epidemisë me corona. Përderisa qytetarët dhe ekonomia mezi po ia dalin, për Qeverinë e LSDM-së nuk ka krizë’.

“Ato paratë i shpenzojnë për 2 tonë venë, 45 litra viski, 90 litra viski skocez, 30 litra shampanjë dhe votka. Këtë po e furnizojnë si vazhdim i furnizimeve milionëshe të ushqimit nga deti”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se dyfytyrëshit kërkojnë nga qytetarët të japin donacione ndërsa Qeveria më pas blen ushqim dhe pije për vete.

“Maqedonia për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së saj, është rekordere në rajon për nga niveli i vdekshmëria nga coronavirusi, ndërsa punonjësit shëndetësor nuk kanë mjaftueshëm maska, doreza dhe pajisje mjekësore”, shprehen nga kjo parti.

Sipas tyre, në 3 muajt e para të këtij viti, Qeveria ka krijuar borxh prej 120 milionëve, përkatësisht 250 euro për çdo familje dhe se po mbyllen firmat, ndërsa mijëra punëtorë mbetën pa punë.

“Çdo denar është i domosdoshëm në menaxhimin me krizën ekonomike dhe shëndetësor dhe për këtë shkak duhet që ta anulojnë menjëherë këtë furnizim”, thonë nga OBRM-PDUKM duke ritheksuar edhe një herë se këto para duhet të shkojnë në ekonomi apo shëndetësi./Telegrafi/