Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon pushtetin se i fsheh dëshmitë për rastin “Haraçi”

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon pushtetin se po i fsheh dëshmitë për rastin “Haraçi”.

Sipas tyre, institucionet shtetërore e kanë fshehur aferën “Haraçi”, e cila zyrtarisht u njoftua para disa muajve.

“Prej muajit prill Ruskovska i ka të gjitha dëshmitë për përfshirjen e shtetit në haraç, ndërsa deri tani janë arrestuar vetëm dy persona dhe askush tjetër”.

“Kujtojmë deklaratat e Zaevit kur tha se ai i pari e ka paraqitur rastin ‘Haraçi’ tek Ruskovska, por a ka procesverbal dhe nëse jo atëherë, pse gazetarët i udhëzonte vetëm të paraqesin korrupsionin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se zgjedhjet parlamentare janë e vetmja zgjidhje, duke shtuar se herët ose vonë Zoran Zaevi do të dënohet nga qytetarët./Telegrafi/