Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon Prokurorinë se për tre ditë hesht për krimin e Rashkovskit

Ivanka Vasilevska nëpërmjet një konference për shtyp akuzoi Prokurorinë Publike se është nën kontrollin e Zoran Zaevit dhe se për për të tretën ditë radhazi hesht për dyshimet dhe dëshmitë të publikuar në opinion për krimin 7 milionësh nga ana e Dragi Rashkovskit.

“Informacionet që dolën në mediat vërtetojnë se Rashkovski ndan tender një kompanie italiane ‘Leonardo’ në vlerë prej shtatë milionë eurove”, tha Ivanka Vasilevska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, ka indikacione serioze se Rashkovski ka kryer vepër penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të autorizimit që është e dënueshme së paku 5 vite burg.

“Prokuroria publike duke të lirohet nga trysnitë e Zoran Zaevit dhe të nisë procedurë për zbardhjen e këtij rasti ku ka indikacione serioze se është dëmutar Buxheti i Republikës së Maqedonisë”, thotë Vasilevsksa nga OBRM-PDUKM.

Ajo sugjeron se Dragi Rashkovski duhet të paraburgoset menjëherë në mënyrë që hetimi të zhvillohet pa pengesa dhe të mos ndikojë Rashkovski te dëshmitarët./Telegrafi/

Exit mobile version