Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon ministrin Filipçe për pasurim të paligjshëm

Në konferencë për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski pyeti Filipçen se sa kushtojnë 13.500 metër katrorë tokë në Vodno.

“Në vitet e 90-të, në fillimet e pavarësisë së vendit, në Vodno në afërsi të fshatit Nerez u ndërtuan ndërtime pa leje në pronësi të oligarkëve të LSDM-. Populli i quajti fshati spanjoll”, tha Stoikovski duke shtuar se se tani ka një skandal të ngjashëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se, Venko Filipçe përmes bashkëshortes së tij bashkërisht me familjarë të saj dhe me Goran Filipov, pronar i firmës ‘Sinergy’ janë bashkëpronarë të 11 parcelave katastrale, me 13.506 metër katrorë.

Stoikovski pyeti disa pyetje deri te ministri i Shëndetësisë se si me një pagë ministrore arriti të blejë 13.500 metër katror./Telegrafi/