Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski theksoi se sipas dokumenteve që posedon ministrja e Financave, Nina Angelovska fsheh nga opinioni të dhëna në lidhje me pasurinë e saj që e posedon.
Siç tha ai sipas informacioneve, Anegelovska e cila është që një vit ministre në periudhën e kaluar ka blerë banesë prej 100 metra katror në Parkun e Qytetit në Shkup me vlerë prej 100.000 euro.
“”Në uebfaqen e komisionit për antikorrupsion në informacionin mbi pasurinë e zyrtarëve, përkatësisht konkretisht në pronën e ministres Nina Angelovska, do të shihni që ajo nuk ka raportuar dhe nuk posedon asnjë banesë”, shtoi Arsovski./Telegrafi/