Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në për nisje të fushatës zgjedhore para kohe

Nga OBRM-PDUKM thonë se “sot funksionarë nga LSDM dhe aktivistë të rinj, pa pajisje mbrojtëse ndanin materiale propagandistike”.

“Pjesa më e madhe e këtyre nuk kishin asnjë mbrojtje, dhe më pastaj në mënyrë të drejtpërdrejtë rritën rrezikshmërinë nga përhapja krizës corona. Për Zaevin nuk është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve, por kolltuku partiak”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë ligji ndalon fushatën zgjedhore para kohe dhe kjo është vepër penale.

“LSDM sot drejtpërdrejt rrezikoi shëndetin e qytetarëve dhe kreu vepër penale për fushatë të nisur para kohe. Zaev po humb kontrollin duke rrezikuar shëndetin e bashkërpariakëve dhe të qytetarëve”, shprehen nga kjo parti.

Në fund thuhet se Zaev është i gatshëm të shkel mbi shëndetin e qytetarëve vetëm për, siç thonë nga OBRM-PDUKM, të shpëtohet nga përgjegjësia./Telegrafi/