Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konfencë për shtyp tha se “këto dy javë vendin tonë e shkund skandali më i madh i nepotizmit që e ka shkaktuar LSDM”.
“Sëmundja e epidemisë së nepotizmit po zgjerohet më shumë nga ajo çfarë kemi parashikuar. Sot do t’u prezantoj 4 raste të reja të LSDM të sëmurë me këtë epidemi, ndërsa burimi i këtyre dy sëmundjeve janë deputetët nga radhët e LSDM, që kanë sëmurë, përkatësisht kanë punësuar familjarë të tyre”, tha Arsovski duke cekur punësimet e deputeit Sashko Atanasov dhe koleges së tij deputeten nga Tetova, Tatjana Lalçevska e cila ka punësuar bijën e saj në çerdhe publike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai pyet se cilët janë kriteret sipas të cilëve këto familjarë të këtyre deputetëve janë punësuar./Telegrafi/