Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon kryetarin e Komunës Qendër se ka qëndruar në kafene gjatë orës policore

OBRM-PDUKM akuzon kryetarin e Komunës së Qendër se ka qëndruar në kafene dhe ka shkelur orën policore, ndërsa Bogdanoviq demantoi.

Opozita maqedonase paralajmëroi kallëzim penal dhe kërkon dorëheqje për shkak se Bogdanoviq është kapur në restorant në kushte kur nuk lejohet puna e hotelerive.

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq thotë se nuk ka qëndruar në kafene dhe nuk ka shkelur orën policore.

“Gjatë ditës së djeshme, kisha mysafirë të ardhur nga Beogradi dhe basketbollistin e Rabotniçkit, i cili është përforcimi më i ri për klubin tonë. Për të gjithë akomodimin kam dokumentacion dhe dëshmitarë dhe për t’u zbardhur rasti dhe të vërtetohet e vërteta, gjitha argumentet i dorëzova te organet kompetente”, tha Bogdanoviq./Telegrafi/

Exit mobile version