Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon kryeministrin Zoran Zaev për gjendjen e komunikacionit hekurudhor

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski nëpërmjet një konference për shtyp akuzoi Zoran Zaevin për gjendjen e komunikacionit hekurudhor në Maqedoni.

“E patë Zoran Zaevin dhe premtimet e tij. Thoshin se në dy vitet e para di ta zhvillonin komunikacionin hekurudhor, më pastaj premtonin binarë, linja, trena, transport deri në secilin fshat, gjithashtu edhe për 600 kilometrat rrugë. Kaluan më shumë se dy vite nga qeverisja e Zoran Zaev ndërsa komunikacioni hekurudhor për fat të keq është në kolaps”, tha Naum Stoilkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij bartja hekurudhore nuk është e sigurt dhe se në vend se të rritet numri i hekurudhave janë rritur aksidentet në hekurudha.

“Dje ndodhi një nga aksidentet më të mëdha të hekurudhave në shtetin tonë, ku për fat të mirë nuk kishte viktima, por kishte dëm të madh material. Parashtrohet pyetja, çfarë nëse në vend treni ishte i mbushur me udhëtarë. Sa e madhe do të ishte tragjedia? A do ta ndërmerrte dikush përgjegjësinë? Kush do ta ndërmarrë përgjegjësinë për cunamin në sektorin e hekurudhës në Republikën e Maqedonisë”, tha Stoilkovski.

Ai shtoi se nuk ka projekte, investime dhe investime në sektorin hekurudhor dhe se Maqedonia nuk ka qenë asnjëherë më keq sa i përket kësaj fushe./Telegrafi/