Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon kryeministrin Zaev për shkak se nuk ka dënuar dhunën e kryetarit të komunës së Shuto Orizares

OBRM-PDUKM përsëri i bëri thirrje kryeministrit Zaev të kërkojë dorëheqje nga kryetari i komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, për të cilin dolën do incizime ku thuhet se rreh dhe ofendon një qytetar.

Dimitar Dimovski në konferencë për shtyp tha se ky rast nuk është rast i izoluar dhe se kjo është pasojë e sistemit dhunues të pushtetit dhe se po jetohet në torturë serioze, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai akuzoi se kaluan dy ditë, dhe kryeministri Zoran Zaev ende nuk ka dënuar dhe nuk ka kërkuar dorëheqje, siç thotë ai, incizimin që u paraqit në media, dhe ku ka indicje serioze se kryetari i komunës së Shtuo Orizares pa të dejtë rreh dhe ofendon qytetar.

“Heshtja e kryeministrit Zaev vërteton se pikërisht Zoran Zaev është forca e dhunës që funksionarët e LSDM-së e manifestojnë ndaj qytetarëve”, thotë Dimovski duke rikujtuar se për Dudush nuk është rasti i parë./Telegrafi/