OBRM-PDUKM-ja sot akuzoi se për shkak të moskujdesjes së kryetarit të Komunës Qendër, është ndërprerë mësimi në shkollën fillore “Dimitar Mlladinov” në Komunën Qendër, ku instalimi elektrik ka shkaktuar defekte të shumta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ilija Ilijovski nga OBRM-PDUKM deklaroi se situata në shkollë është alarmante dhe instalimi elektrik paraqet rrezik për jetën e nxënësve.
“Arsyeja për evakuimin urgjent të nxënësve dhe ndërprerja e procesit arsimor është shpërthyerja e instalimit elektrik në këtë shkollë, problem që ka mundur të përfundojë në mënyrë fatale për nxënësit. Instalimi elektirk ka shkaktuar zjarr elektirk, me çka ka sjellur deri tek problemi i frymëmarrjes së nxënësve”, deklaroi Ilijovski./Telegrafi/