Telegrafi

OBRM-PDUKM me aksion në Kuvend kundër Kacarskës

Deputetët e OBRM-PDUKM-së me vërshëllima dhe banera e ndaluan seancën kuvendare, përkatësisht me aksion shprehën revoltën ndaj Dobrilla Kacarska e cila duhet të zgjedhet për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Ata u çuan nga vendet e tyre dhe mbanin baner ku thuhej ‘Kacarska zbatuese e mafias’, ‘Kacarska do të thotë padrejtësi’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas ndaloi aksioni deputetët dolën në vendet e tyre, por vazhduan me vërshëllima kur në foltore folnin deputetët e shumicës.

“Mund të vërshëlleni gjithë ditën e gjithë natën nuk ndërhyj. Nuk do ta ndaloj seancë, por do t’ju lus të sillemi në mënyrë demokratike për shkak se jemi të zgjedhur e popullit”, tha Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit./Telegrafi/