Site icon Telegrafi

OBRM-Partia Popullore: Nuk do të ketë shoqat me emra fashistë, por a do të mund të ndërtohet monumente?

OBRM-Partia Popullore e ish-kryeministrit Ljubço Georgievski njoftoi se “po e përcjell me vëmendje diskutimin mes pushtetit dhe opozitës në kuadër të ndryshimit të Ligjit për shoqata dhe fondacione, i cili do të ndalojë vendosjen e emrave të bashkëpunëtorëve fashist në emër të shoqatave”.

Nga atje thonë se duan t’u kujtojnë të dyja palëve se fashizmi dhe komunizmi si dy shoqëri totalitare janë vendosur në të njëjtin pozicion nga Bashkimi Evropian drejt të cilit ne përpiqemi të shkojmë.

“Duam të rikujtojmë Rezolutën 1481 të Këshillit të Evropës të vitit 2006 dhe akoma më shumë rezolutën e Parlamentit Evropian të vitit 2009, ku me të dyja aktet duket qartë se në sytë e Bashkimit Evropian të dy sistemet janë të njëjta. Prandaj ne besojmë se çdo ndryshim i këtij ligji duhet të jetë në përputhje me frymën e Bashkimit Evropian”, thonë nga OBRM-Partia Popullore.

Nga atje shtojnë se një paradoks tjetër është pse të dyja palët heshtin për monumentet tashmë të ndërtuara të bashkëpunëtorëve tashmë të dëshmuar të fashistëve./Telegrafi/

Exit mobile version