Telegrafi

OBRM-Partia Popullore: I bëjmë thirrje Qeverisë të blejë dronë nga Turqia

OBRM-Partia Popullore kërkona nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të fillojë bisedimet me Turqinë për blerjen e dronëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga lufta e Ukrainës me Rusinë shikojmë se dronët tregojnë se janë një armë shumë efikase, por edhe për mbrojtjen e territorit të vetë. Sot nga takimi në mes presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë kuptojmë se edhe Shqipëria ka blerë nga arma e fortë turke e quajtur “Bajraktar” ndërsa është paralajmëruar se edhe Kosova do të blejë dronë të njëjtë”, deklaruan nga OBRM-Partia Popullore.

“OBRM-Partia Popullore i bënë thirrje Qeverisë se Maqedonia e Veriut, veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes që të fillojnë bisedimet me miqtë tanë turq për blerjen e një sasie të caktuar të dronëve.

Nuk shikojmë arsye pse fqinjët tanë të posedojnë një armë të tillë, ndërsa mbrojtja e Maqedonisë të jetë jashtë procesit”, thuhet në deklaratën e OBRM-Partia Popullore./Telegrafi/