Telegrafi

OBRM: LSDM-ja me premtime të paligjshme tenton të arrijë në pushtet

Duke iu referuar një deklarate të Shpëtim Pollozhanit, ish i përndjekur politik, OBRM-PDUKM-ja e akuzon LSDM-në se u ka premtuar shqiptarëve lirim nga përndjekja penale, nëse votojnë për këtë parti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-ja citon Shpëtim Pollozhanin të ketë thënë se ka dëshmi për premtime të këtilla, në këmbim të votës. OBRM-ja konsideron se LSDM-ja ka dhënë premtime të paligjshme, siç thonë, për të manipuluar qytetarët vetëm për të ardhur në pushtet./Telegrafi/