OBRM-PDUKM-ja ka konfirmuar se me takimin e djeshëm Gruevski – Ahmeti, kanë filluar bisedimet ndërmjet kësaj partie dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Tv Telma, bisedimet do të vazhojnë pasi që të dy partitë do t’i vërtetojnë drejtimetshtesë në trupat e tyre partiak. Mbetet të shihet se sa do të jetë pengesë në këto bisedime Platforma e partive politike shqiptare.
Megjithatë, Milloshoski ka thënë se partia e tij nuk do të lëvizë nga qëndrimet për çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe të vazhdimit të mandatit të PSP-së.
Analisti Arsim Zekolli është pesimist se do të tejkalohen çështjet kontestuese ndërmjet të dy partive, duke lënë hapur mundësinë e një qeverie të re OBRM-BDI, por që do të jetë jetëshkurtër.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe Nenad Markoviq. Ai konsideron se takimet e këtyre dy partive duken më shumë si të karakterit formal dhe mund të jenë në drejtim të një strategjie të re për zgjedhje të reja./Telegrafi/