OBRM-DPUKM shpreh ngushëllimet më të thella për aksidentin tragjik të trafikut në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku humbi jetën vajza Frosina Kulakova.
“Në të njëjtën kohë kërkojmë sanksionin më të ashpër për shoferin nga Prokuroria Publike dhe gjykata. Në vend të dënimeve deklarative duhen masa thelbësore që do të veprojnë si pengesë për këdo që guxon të drejtojë një mjet motorik pa leje drejtimi, në gjendje të dehur ose me vetëdije të reduktuar.
Ndëshkimi në këtë rast dhe të ngjashme duhet të jetë më i rreptë, për të dërguar një mesazh të qartë se askush nuk duhet të luajë me ligjin. Çdo person është përgjegjës për veprimet e tij. Ky rast do të ketë vëmendjen e opinionit dhe të OBRM-DPUKM-së dhe apelojmë tek institucionet që të punojnë sipas ligjit.
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar në këtë situatë tragjike. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë sigurimi i rrugëve të sigurta dhe respektimi i ligjit”, thonë nga OBRM-DPUKM./Telegrafi/