Telegrafi

OBMR-Popullore kërkon nga kryeministri Dimitriev të zgjidh çështjen e nxënësve maqedonas të gjimnazit të Tetovës

Komiteti komunal i OBRM-Partia Popullore në Tetovë kërkon nga kryeministri Emil Dimitriev që personalisht të angazhohet dhe të ndihmojë në fillimin e procesit mësimor për nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti apelon deri te ministrat dhe zv. ministrat për arsim, dhe transport dhe lidhje, që të ndalojnë me qasjen selektive dhe t’u mundësojnë nxënësve maqedonas hapësira të duhura për ndjekjen e procesit mësimor, ngjashëm si në Saraj, Poeshevë ose Palikurë./Telegrafi/