Telegrafi

OBRM-Popullore: Bullgaria ta ndihmojë Maqedoninë në procesin integrues euro-atlantik

OBRM-Popullore e Ljubço Georgievskit e përshëndet takimin e kryeministrave të Maqedonisë dhe Bullgarisë, respektivisht Zaev dhe Borisov, përjcell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ky hap paraqet mundësi të re drejt përmirësimit të zhvillimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore, me ëtë edhe të ripërtëritjes së angazhimeve për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

OBRM-Popullore pret që Bullgaria të ndihmojë në përshpejtimin e procesit integrues të Maqedonisë, pasi që është vend që ka shfrytëzim më të lartë të fondeve evropiane dhe ka përvojë në këtë drejtim.

Njiherit kjo parti shpreh keqardhjen që partia e Gruevskit, OBRM-PDUKM, kishte qasje injoruese ndaj Bullgarisë./Telegrafi/