Telegrafi

OBMR-PDUKM: Kriminelët e kanë vendin në burg dhe jo në Kuvend apo qeveri

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “kriminelët vendin e kanë në burg dhe jo në Qeveri apo Kuvend”.

“Qytetarët më 12 prill, Zaevit do t’i thonë mjaft me bandën e tij kriminale që i mbush xhepat me para nga qytetarët përmes granteve dhe tenderëve kriminal” shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë së është mjaft me premtime të rreme që nuk u zbatuan, mjaft shitja e interesave nacionale, mjaft nga krimi që po mbretëron nëpër rrugë dhe hyrja e pakontrolluar në borxhe.

“Fundi i kohës së Zaev po vjen. Vjen koha e pushtetit nga populli dhe për popullin. Vjen koha për rindërtimin e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/