Interesimi i Manchester Unitedit në portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak, është intensifikuar për shkak të spekulimeve rreth së ardhmes së David De Gea.
Sipas ESPN, portieri slloven është prioritet i Jose Mourinhos për zëvendësimin e De Geas, nëse ky i fundit tenton të shtyjë përmes një lëvizjeje verore në Real Madrid.
Raporti përmend se Unitedi gjithashtu ka shikuar edhe portierin adoleshent të Milanit, Gianluigi Donnarumma, pasi mungesa e klubit të tij në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm mundet me qenë kruciale.
Raportet muajin e kaluar sugjeruan se përfaqësuesit e portierit të Atleticos kishin fluturuar në Manchester për të kryer diskutime, edhe pse klauzola e lirimit të tij prej 95 milionë eurosh mund të rezultojë problematike.
Këto sugjerime zunë vend pasi raportet në Marca kishin sugjeruar se agjenti i De Geas, Jorge Mendes, i kishte dhënë Los Blancos ‘dritën jeshile’ për të negociuar për klientin e tij këtë verë. /Telegrafi/