Site icon Telegrafi

Oblak: Nuk më frikëson Liverpooli

Jan Oblak ka thënë se përballja ndaj Liverpoolit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, do të jetë e vështirë.

Portieri slloven deklaroi se The Reds janë skuadër  mrekullueshme, por që nuk ua ka frikën dhe do të japin më të mirën për të kaluar tutje.

“Liverpooli është skuadër e mrekullueshme, ka lojtarë fantastik, por do të përballemi me ta me një entuziazëm të madh”, ka thënë ai.

“Ata po luajnë shumë mirë, por aty kemi dy ndeshje dhe janë shumë të komplikuara. Nuk kam asnjë dyshim se nëse gjërat shkojnë mirë, do të kalojmë tutje”.

“Nuk më frikëson përballja me Liverpoolin edhe pse kanë lojtarët të mirë. Mendoj se vetëm duhet të japim më të mirën”, ka shtuar më tej Oblak.

Lexo po ashtu Hidhet shorti i 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, përballje të zjarrta anglezo-spanjolle

Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt ku janë datat, 18, 19, 25 dhe 26 shkurt.

Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen një muaj më vonë, më saktësisht më 10, 11, 17 dhe 18 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version