Site icon Telegrafi

Oblak ndez spekulimet për të ardhmen: Më pëlqen Liga Premier

Jan Oblak është njëri nga portierët më të mirë në botë në vitet e fundit.

Portieri slloven ka shtatë vite që është pjesë e Atletico Madridit, kur në vitin 2014 iu bashkua nga Benfica.

Por ai mund të largohet nga klubi spanjoll këtë verë, pasi gjithmonë gjatë afateve kalimtare emri i tij lidhet me skuadrat më të mëdha evropiane.

Ka qenë vet portieri spanjoll që ka ngjallur edhe më shumë spekulimet rreth të ardhmes së tij, pasi ka pranuar se i pëlqen të luaj në Ligën Premier të Anglisë.

“Ka kaq shumë gjëra që mund të ndodhin. Ju mund të keni një kontratë të mirë në tavolinë ose çfarëdo tjetër, ose klubi sheh një tjetër mundësi. Kampionati anglez është ligë interesante dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

“Mua më pëlqen Liga Premier, pasi jam një person që pëlqen sfida të reja, por unë kam qenë në Atletico për shtatë vite dhe është një kohë e gjatë”.

“Gjërat deri tani kanë qenë shumë mirë dhe unë jam i lumtur sepse po luftojmë për titull, por për të ardhmen ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Oblak.

Manchester United, Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për portierin slloven.

28-vjeçari vlerësohet lartë, derisa Atletico nuk mendon ta lëshoj pa u paguar shuma prej 100 milionë eurove për të. /Telegrafi/

Exit mobile version