Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka thënë se askush nuk e di se ku do të luajë Antoine Griezmann sezonin e ardhshëm.
Slloveni që është zgjedhur portieri më i mirë i sezonit të shkuar nga Marca, ka folur edhe për shokun e tij të skuadrës.
“Të ardhmen e Griezmann, askush nuk e di”.
“Për tani, ai totalisht është i koncentruar në skuadër dhe këtë e shohim si në stërvitje, po ashtu edhe në ndeshje. Ai është pjesa e madhe e kësaj skuadre’.
“Ai dëshiron ta fiton titullin në fundit të sezonin, dhe duke e parë se ku jemi, aktualisht jemi më mirë se që ishim para një muaji”.
Griezmann ka qenë i lidhur ditëve të fundit me një kalim te Barcelona.
Madje klubi i tij e ka dërguar ankesë në UEFA për bisedimet që i ka filluar Barcelona pa dijeninë e tyre. /Telegrafi/