Cristiano Ronaldo duket se ka filluar të barazojë objektivat e ndryshëm që ka në jetë.
Ai dëshiron të bëjë fëmijë po aq sa “Topa të Artë” gjatë një interviste të dhënë për revistën franceze “L’Equipe”.
Deri më tani futbollisti më i mirë në botë ka fituar katër herë trofeun e çmueshëm, ku ka po aq edhe fëmijë gjer më tani gjersa gjithmonë ka pohuar se dëshiron më shumë fëmijë.
“Dëshiroja të kisha një familje të madhe. Dëshiroja të kisha fëmijë, ku jeta pa ata është asgjë. Dua t’i kem shtatë fëmijë, po aq trofe edhe ‘Topa të Artë’”, tha ai.
Portugezi ditë më parë është bërë baba edhe i një vajze të re, të cilën e ka sjell në jetë e dashura Georgina Rodriguez.
Portugezi ditë më parë është bërë baba edhe i një vajze të re, të cilën e ka sjell në jetë e dashura Georgina Rodriguez.
Lojtari kujtojmë se pritet të fitojë edhe këtë vit “Topin e Artë” dhe duhet ta shohim nëse do të bëhet edhe baba i fëmijës së pestë.
Ndryshe, Ronaldo është 32-vjeçar dhe aktualisht luan te skuadra e Real Madridit, gjersa pritet gjatë verës të braktis radhët e madrilenëve. /Telegrafi/