Pas humbjes 1-0 ndaj Real Betisit në Camp Nou, Barcelona aktualisht është 16 pikë prapa liderit Real Madridit dhe ata janë praktikisht jashtë garës për titull.
Blaugranët kanë vendosur objektiva të reja për sezonin, me komentet e Jordi Alba pas duelit të së shtunës që portretizojnë situatën aktuale në klub.
“Sot [Betis] ishte një rival i drejtpërdrejtë dhe ne dështuam” dekalroi Alba, pasi Barcelona është tetë pikë prapa Sevillës në vendin e dytë , shtatë pas Betisit dhe gjashtë pas Real Sociedadit dhe Atletico Madridit.
Skuadra e Xavi Hernandez ka grumbulluar 23 pikë në 15 ndeshje, që ishte edhe numri i ngjashëm në sezonin e parë të Joan Laportas në periudhën e tij të parë në krye të klubit.
Nën drejtimin e Frank Rijkaard dhe me Ronaldinhon si lojtarin kryesor në atë kohë, Barcelona arriti të përfundonte e dyta në një sezon ku Valencia u kurorëzua kampione e La Liga.
Barcelona po synon një top katërshe për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të sezonit të ardhshëm, me detyrën e tyre që nuk është e lehtë.
Sevilla ka humbur vetëm dy ndeshje deri më tani, me një nga humbjet e tyre në Estadio Santiago Bernabeu, ku ishin superior ndaj Real Madridit.
Ndërkohë, pavarësisht fillimit të ngadaltë të sezonit, kampionët në fuqi Atletico kanë lojtarë të caktuar që kanë një mentalitet fitues dhe cilësi individuale. Lojtarët e Diego Simeone kanë humbur vetëm një ndeshje në 2021/22.
Prandaj, Barcelona pritet të konkurrojë me Real Sociedad dhe Real Betis për vendin e katërt, por të dyja këto dy skuadra kanë start të mirë në këtë edicion dhe njëra prej tyre me gjasë do të jetë në top katër.
Sa i përket Blaugranëve, ata do të kërkojnë të përmirësohen nën drejtimin e trajnerit të ri Xavi Hernandez dhe ata gjithashtu mund të forcojnë ekipin e tyre në afatin kalimtar të dimrit në përpjekjen e tyre për të arritur një pozitë në top-katërshe. /Telegrafi/