Nën drejtimin e trajnerit të ri, Gani Sejdiut, skuadra nga Drenasi ka nisur t’i mbush akumulatorët për kampionatin e ri.
“Timonieri” e drenicasve, i ka thënë KosovaPressit se skuadrës së tij i duhen përforcime në të gjitha repartet.
Largimi i shumë lojtarëve nga skuadra, sipas Sejdiut, ka lënë boshllëk të madh. Ai shpreson se në ditët në vijim në skuadër do të vijnë përforcime të reja.
“Ferronikeli ka nevojë për përforcime të shumta. Lojtarët që në sezonin e kaluar kanë bartur barrën kryesor, tashmë janë të larguar, andaj skuadrës i duhen përforcime të mëdha, sigurisht se kjo varët nga drejtuesit e klubit”, ka thënë Sejdiu.
“Ne kemi nevojë për përforcime në të gjitha repartet. Drejtuesit klubit janë duke punuar në këtë drejtim dhe shpresoj se shumë shpejt në skuadër do të vijnë përforcime të reja”, tha ai. /KP/Telegrafi/