int(1) Objekti shumëkatësh që po bllokon banorët në Mati 1 - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Objekti shumëkatësh që po bllokon banorët në Mati 1

Një muaj më parë në një debat publik me studentë, kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti pat deklaruar se lagjja Mati 1 dhe ajo Dodona janë më të degraduarat në kryeqytet.
11774776_10206638007724847_472395282_n
Në lagjen e parë që e ka apostrofuar për degradim Ahmeti, ditë më parë, në një kryqëzim të rrugës “Muharrem Fejza” me një rrugicë që qon në shkollën “Pavarësia”, ka nisur ndërtimi i një shumëkatëshe.

Pa tabelë ku figuron numri i lejes së ndërtimit, investitorit apo punëkryesit, ekskavatorët tashmë kanë bërë një gropë ku pritet të vihen themelet e një objekti. E fqinjët afër këtij vendi ku po ngrihet objekti i ri, një veprim të tillë e kanë cilësuar të gabueshëm. Objekti po ngrihet krejtësisht skaj rrugës që nuk ka trotuar.

N.L., banuese përballë objektit në ndërtim, thotë se ai do të ngushtojë rrugën në të dy anët. “Ai nuk ka hapësirë për parking, apo trotuar të ndërtesës, ndaj do të cenohet liria e lëvizjes, është çudi nëse ka marrë leje për këtë ndërtim”, ka thënë N.L, shkruan Koha Ditore.

Sipas saj, në një mori ndërtesash në këtë pjesë të mos ketë fare asnjë park publik, nuk ka kuptim. /Telegrafi/

Exit mobile version