Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka njoftuar se ndërtimi i objektit të ri shëndetësor po hyn në fazën finale.
Aktualisht, po zhvillohen punime në fasadë dhe në hapësirat e brendshme, sipas projektit të paraparë.
Ky objekt modern do të përmbajë tre salla trajnimi për stafin shëndetësor dhe civil komunal, ndërsa në katin përdhesë do të funksionojnë Shërbimi i Urgjencës dhe Qendra Kryesore e Vaksinimit.
Investimi është financuar nga Komuna e Pejës dhe synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore në qytet./Telegrafi/