Site icon Telegrafi

Objekti që dikur shërbente si restorant dhe shtëpi për banorët e fshatit Cërmjan, sot në prag të rrënimit

“Shtëpia e plumbave” është një ndër objektet e pakta që i ka mbijetuar luftës së fundit në Kosovë, objekt ky i cili gjendet në fshatin Meqë të Komunës së Gjakovës, shtëpi për të cilën Telegrafi kishte raportuar ditë më parë.

Lexo po ashtu Rrëfimi për ''Shtëpinë e plumbave'' që i mbijetoi luftës së fundit në Kosovë

Ndërsa, pak metra larg “Shtëpisë së plumbave”, përkatësisht në fshatin Cërmjan, gjendet edhe një objekt i cili deri para luftës ishte funksional si shtëpi dhe restorant.

Në një intervistë për Telegrafin, pronari i këtij objekti, Argjent Avdiu, na foli më shumë rreth historikut të ndërtimit të objektit, dhe se për çfarë ka shërbyer ky objekt.

“Ky objekt është i ndërtuar në vitet e 80-ta dhe në fillim ka shërbyer si lokal, por pak vite para luftës ka shërbyer edhe për banim. Gjatë kohës së luftës, ky objekt ka qenë i boshatisur, sepse me shtëpia kemi kaluar pastaj në një lokacion tjetër, kurse ky objekt ka qenë i rregulluar dhe nuk ka pasur dëmtime, mirëpo dëmtimet që shihen këtu, objekti i ka pësuar gjatë luftës”, tha fillimisht Avdiu.

Ai po ashtu potencoi që rëndësia e këtij objekti ka qenë e madhe për ta, pasi paraqet mundin që është bërë për ndërtimin tij.

“Për ne ka pasur rëndësi të madhe ky objekt sepse ka qenë një mund shumë i madh që ky objekt të ndërtohet në atë kohë, dhe me shkatërrimin e objektit gjithë ajo pasuri të cilën e kemi pasur me mund, u dogj”, u shpreh tutje Avdiu.

Rëndësia e objektit në fjalë ka qenë edhe ekonomike, sepse sipas Avdiut, ky objekt ka funksionuar si një restorant.

“Ka pasur vështirësi sepse ky ka qenë një burim i yni, sepse si restorant që kë qenë dikur ne kemi pasur të ardhura prej tij, kemi jetuar përmes tij. Mirëpo pas luftës nuk patëm mundësi që të ri-ndërtojmë”, tha Avdiu ndër të tjera.

Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version