Gjuetarët e jashtëtokësorëve pretendojnë se astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, po fshehin qëllimisht ekzistencën e UFO-ve.
Në videon e publikuar nga “UFO expert Secure 10”, shfaqet moment kur një astronaut filmon pamjet e Tokës nga hapësira, transmeton Telegrafi.
Por kur një objekt misterioz fillon të lëviz dhe shndrit nga distanca, astronauti reagon menjëherë duke vënë dorën para objektivit të kamerës, me qëllim që të mbuloj dritën që po shfaqej në pamje.
Mjaftoi ky veprim që të ngjall dyshimet mbi teoritë konspirative, se kjo është një dëshmi se nuk jemi vetëm dhe se qeveria është në dijeni për këtë, por është duke e mbuluar këtë fakt duke gënjyer qytetarët e vet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6smIgmlxQKA