Site icon Telegrafi

Objekti misterioz: Qëndroi 40 minuta në qiell, zhduket pa gjurmë (Video)

Josh Marshall nga Zelanda e Re, ka qenë në shtëpinë e mikut të tij, kur ka vërejtur se në qiell ndodhet një objekt i pazakontë.

Në fillim, 16-vjeçari ka menduar se është Hëna, por në shikim të vëmendshëm ka parë se ka formën e diskut, ndërsa ka një vrimë në mes, transmeton Telegrafi.

Sipas adoleshentit, ky objekt misterioz ka qëndruar për 40 minuta dhe më pas ka humbur mes reve.

“Nuk di nëse ishte UFO, aeroplan apo satelit, por ndriçonte për një kohë të gjatë, derisa u zhduk”, ka thënë Marshall lidhur me rastin.

Mësohet se në atë vend ka bazë ajrore dhe aeroport, por hapësira e zbrazët në mes të këtij objekti e bën të jetë më i pakuptueshëm. /Telegrafi/

https://youtu.be/TCwkKBBlb2g

Exit mobile version