Site icon Telegrafi

Objekti misterioz në formë rrethore i parë nga sateliti, i ka befasuar ekspertët e arkeologjisë (Video)

Hulumtuesit e Discovery Channel po besojnë se hapësira e gjetur, është përdorur nga keltët paganë, për sakrifica njerëzore, para nisjes për në beteja.

Ky është një prej mendimeve të shumta, lidhur me objektin misterioz në formë rrethore, që është parë nga sateliti afër një vendbanimi në Belfast të Irlandës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, imazhi i realizuar në janar të vitit të kaluar, i ka befasuar edhe ekspertët e arkeologjisë, që nuk kanë përgjigje konkrete se çfarë mund të jetë.

Ishte mëndur se krateri ishte bërë nga bombardimet e forcave gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më vonë u kuptua se rrethi është i ngritur, jo i thelluar.

Studiuesit kanë bërë të ditur se nuk është gropë e shkaktuar prej ndonjë eksplodimi, por rreth i fortë që është krijuar me kujdes me grumbullimin e gurëve.

Arkeologët janë pajtuar, se në sistemin  ndërtimin ka gurë që duken qartë, të vendosura sikur në disa struktura që janë gjetur në Epokën e Gurit.

Këto hapësira, shfrytëzoheshin nga keltët paganë, që kishin gjithnjë konflikte, që të sakrifikonin robërit e luftës, para se të niseshin për beteja të reja.

Me këto veprime, besonin se i kënaqnin perënditë e tyre, në këmbim të suksesit dhe të arshmes më të mirë. /Telegrafi/

https://youtu.be/TZqZ2EUzjyk

Exit mobile version