Telegrafi

Objekti misterioz ndriçon qiellin, ngrihen dyshime për aktivitet jashtëtokësorësh (Video)

Në Niigata të Japonisë, qielli është ndriçuar nga një objekt misterioz, duke ngrehur dyshime se është një aktivitet i shkaktuar nga ndonjë planet tjetër.

Ngjarja që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, i ka lënë të befasuar edhe ekspertët, të cilët nuk po dinë se çfarë mund të jetë ky fenomen, transmeton Telegrafi.

Në bazë të ngjyrës që ka lëshuar, nuk po besohet se mund të jetë një meteor i cili është ndezur sapo të ketë hyrë në atmosferë.

“Kjo ndodhi nuk është shkaktuar nga njeriu, por ka ardhur nga ndonjë planet tjetër”, e kanë komentuar rastin, persona që merren me aktivitetet e jashtëtokësoreve. /Telegrafi/