Telegrafi

Objekti i gjelbër mbi Argjentinë fascinoi miliona njerëz (Video)

Dukuria jo e rëndomtë në qiell e mbushi natën me të gjelbër e i gjithë spektakli ka zgjatur gjithsej disa sekonda, transmeton Koha.net. Megjithatë, dëshmitarët kanë arritur të xhirojnë një numër të madh videosh e fotografish të trupit qiellor të ndritshëm.

Dukuria u vërejt nga rajoni i Buenos Airesit, e banues të pjesëve të Brazilit e të Uruguait po ashtu kanë njoftuar të kenë parë drita të pazakonshme në qiell.

Dëshmitarët konfirmojnë se fluturimi ka zgjatur 10 sekonda dhe se nuk ishte përcjelle me zëra.

Trupi ndriçues në Amerikën Jugore mendohet të ketë qenë meteor.