Tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar në Durrës pos që ka rrëzuar shumë objekte, shumë të tjera ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot një tjetër objekt gjashtë katësh me shpërthim të kontrolluar.
Për objektin në fjalë ekspertët kishin vendosur se ai nuk mund të jetë i banueshëm.
Njoftimi i plotë i IKMT
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot një pallat 6 katësh në Durrës. Për këtë operacion janë hapur 300 vrima në trupin e objektit dhe u përdoren 2.5 kilograme lëndë eksplozive c4. Objekti, pas ekspertizës, ka rezultuar me dëmtime të shumta pas tërmetit të nëntorit të kaluar. Nga mosmarrja e masave prej banorëve (lënia hapur e dritareve) u dëmtuan disa xhama në një prej pallateve, që ndodhej shumë pranë objektit të prishur. IKMT vazhdon me intensitet të lartë, prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti, për të hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për qytetarët.