Një objekt rreth 30 metër i lartë është shembur me shpërthim të komanduar.
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kreu shpërthimin e telekomanduar me eksploziv të ish-depozitës së çimentos, për t’i hapur kështu rrugë ndërtimit të bulevardit të ri.
Objekti është me tri kulla. Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku mendohet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4.
Drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Hysi, sqaroi se lënda plasëse vetëm në këmbët e objektit dhe më pas të shkatërrohej me fadroma.
“Kjo për shkak se nëse do të ishte vendosur eksploziv në të gjithë objektin, objekti vetëm se do të ishte futur në tokë dhe nuk do të rrëzoheshe. Kjo është mënyra që ishte planifikuar dhe ka rënë ashtu siç duhej”.
Për sa i përket ndërhyrjes në një objekt ku po investon Bashkia e Tiranës, Hysi tha se IKMT-ja kishte bashkëpunuar edhe më përpara me institucionin e bashkisë.
“Ne jemi në krah të Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë bashkive të Shqipërisë që do të kenë nevojë për ndihmë më të specializuar siç janë mjetet e rënda të IKMT-së”.
Fotografia: ILUSTRIM