Site icon Telegrafi

Objektet nën mbrojtje, rrezik për qytetarët (Video)

Rasti i Prizrenit, ku humbi jetën një fëmijë tre vjeç si pasoj e shembjes së një shtëpie të vjetër, mund të mos mbetet i izoluar. Edhe në kryeqendrën e Kosovës, ka objekte që paraqesin rrezik potencial për kalimtarët.

Një objekt i tillë është në rrugën “Fehmi Agani”, të cilin Komuna e Prishtinës tashmë ka marr vendim që ta rrethojë me shirita ndalues. Por, as ky veprim nuk e eviton rrezikun për kalimtarët në rast se shtëpia shembet.

Në komunë nuk e kanë tërësisht të qartë nëse ky objekt është në mbrojtje nga Ministria e Kulturës apo Instituti Mbrojtjen e Monumenteve./Tribuna/

Exit mobile version