Kozmonauti Ivan Vagner dëshironte të kapte dritat veriore kur bëri një zbulim të papritur.
Kozmonauti Ivan Vagner postoi një video mbresëlënëse në Twitter. Kjo erdhi me një surprizë.
Vagner krijoi një video të Aurora Borealis mbi Antarktidën, transmeton Telegrafi.
Në video, megjithatë, nuk mund të shihni vetëm dritat veriore, siç shkruan ai në Twitter.
Midis sekondave 9 dhe 12, në total 5 objekte mund të shihen duke fluturuar pranë njëri-tjetrit.
Space guests, or how I filmed the new time-lapse.
The peak of aurora borealis when passing over the Antarctic in Australia’s longitude, meaning in between them. However, in the video, you will see something else, not only the aurora. pic.twitter.com/Hdiej7IbLU
— Ivan Vagner (@ivan_mks63) August 19, 2020
Vagner shkruan në Twitter ndoshta me shaka për “mysafirët në hapësirë”.
Sipas informacionit të tij, Vagner gjithashtu informoi agjencinë ruse hapësinore Roscosmos për këtë.
Agjencia ruse e lajmeve TASS konfirmoi që Roscosmos po hulumtonte imazhet.
Kur u pyet për origjinën e dritave, zëdhënësi Vladimir Ustimenko tha: “Është shumë herët për të nxjerrë përfundime”.
Starlink?
Është e mundur që dritat të jenë satelitët nga projekti Starlink i Elon Musk, siç dyshon Space.com. Dhe nuk do të ishte hera e parë që ato mund të shihen nga ISS.
Një video korresponduese nga satelitët – duke përfshirë edhe dritat veriore – u publikua vetëm disa muaj më parë. /Telegrafi/