Telegrafi

“Objekt” në mes të akullit, copë misterioze në Antarktik

Google Earth prej kohësh po zbulon objekte të ndryshme nëpër gjithë botën, por zakonisht shfaqen ato më të pazakonshmet që inspirojnë teoricienët e konspiracionit siç është rasti i Antarktikut.

Kësaj radhe një përdorues i Google Earth, pretendon se ka lokalizuar diçka që ngjan me një ndërtesë gjigant nën akullin e Antarktikut. Si dëshmi për pretendimet e tij, ka publikuar dëshmitë vizuele në YouTube, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë në një moment shfaqet një objekt gjigant që del nga akulli.

“Është shumë i madh, simetrik dhe duket si një ndërtesë edhe pse mund të jetë një copë e madhe e akullit”, thuhet përbri videos së publikuar.

Ky postim që ka marrë mijëra pëlqime është publikuar edhe në kanale tjera me mbishkrime: “A mund të jetë një monolit gjigant.

Megjithatë ekspertët pretendojnë se është thjesht një copë e madhe e akullit me një formë të pazakontë. /Telegrafi/