Telegrafi

Obiliqi të premten pa ujë

Ujësjellësi “Prishtina” bën të ditur se nesër në një pjesë të qytetit do të ketë ndërprerje të ujit në disa pjesë të këtij qyteti.

“KUR ’Prishtina’ njofton konsumatorët e një pjese të qytetit të Obiliqit, më konkretisht ata konsumatorë që furnizohen me ujë të pijshëm nga ‘Puset e Hashanëve’, se nesër (e premte), do të ketë ndërprerje uji nga ora 08:00-20:00”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit.

Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit, duke qenë se është obligim që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit.

Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm. /Telegrafi/