Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi bëri të ditur se sot kanë marr vendim që të mbështeten me nga 100 euro qytetarët e kësaj komune që janë të infektuar me coronavirus, ndërsa familjet e viktimave me nga 300 euro.
Gashi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se për formën dhe mënyrën e aplikimit, ekipet e shtabit emergjent, do t’i njoftojnë të gjithë qytetarët e prekur me COVID-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.
Lexoni të plotë postimin e Gashit:
“Sot, mbajtëm seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e banorëve të prekur nga COVID-19, në qytetin e Obiliqit.
Duke parë, situatën dhe rrjedhën e jetës që ka ndryshuar kjo pandemi, me 18 vota për dhe dy kundër, asambleja komunale, ka aprovuar vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve, ku për çdo qytetarë të prekur nga COVID-19 do të subvencionohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300€, ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore.
Për formën dhe mënyrë e aplikimit, ekipet e shtabit emergjent, do të i njoftojnë të gjithë qytetarët e prekur me COVID-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.
Me këtë rast, falënderoj asamblistët e kuvendit, për përkrahjen e këtij vendimi, i cili do të shërbejë si përkrahje për të gjithë qytetarë, që sadopak të kompensohen shpenzimet e bëra gjatë trajtimeve mjekësore të virusit COVID-19.
Ritheksoj se, sfida me këtë pandemi është e përbashkët dhe se institucionet do jenë përherë pranë qytetarëve”. /Telegrafi/