Telegrafi

Obiliqi do ta paditë KEK-un

Kryetari i komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi, ka thënë për Kosovapress se padia tashmë e përgatitur do të dërgohet në gjykatë nëse nuk gjenden zgjidhje për problemet e tyre, transmetoi Top Channel.

Sipas tij, në padi përfshihen akuza për ndotjen e madhe të ambientit nga termocentralet e KEK-ut, si pasojë e së cilit popullata kërcënohet nga sëmundje të shumta.

Për më tepër, kreu i komunës së Obiliqit thotë se pavarësisht insistimit të komunës për të gjetur një zgjidhje me zyrtarët e KEK-ut, ata as që kanë treguar interesim që të merren me këtë çështje.

Në Obiliq ndodhen dy termocentralet Kosova A dhe B, puna e të cilëve bën që niveli i ndotjes së ajrit t’i kalojë të gjitha parametrat e lejueshme. /Telegrafi/