Telegrafi

Obiliq, rregullohet problemi me gropa dhe ndriçim publik

Komuna e Obiliqit ka rregulluar problemin me ndriçimin publik në rrugën “Hasan Prishtina” si dhe ka zgjidhur problemin me gropa në rrugën “Ferid Curri”.

Komuna ka vepruar pas raportimit të qytetarëve për këto probleme në platformën “Ndreqe.com”, transmeton Telegrafi.

Qytetarët mund të raportojnë për problemet që hasin në komunën e tyre në web-faqen https://ndreqe.com/

Telegrafi edhe më herët ka raportuar për problemet e qytetarëve nëpër komuna, ku pas raportimeve institucionet kanë marrë veprimet e duhura.

Lexo po ashtu Raportoni ankesat dhe kërkesat tuaja lehtë dhe shpejtë përmes platformës “ndreqe”