Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dardhishtë të Obiliqit një person ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me veturë, është kanosur me sëpatë nga i dyshuari mashkull kosovar.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtjen.
Rasti procedohet në procedurë hetimore. /Telegrafi/