Telegrafi

Obiliq, arrestohen në flagrancë tre persona për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës gjatë një operacioni të realizuar mbrëmë nga njësitet policore në Komunë e Obiliqit ka arrestuar tre persona të dyshuar në flagrancë për vjedhje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në fshatin Marash të kësaj komune, ku tre personat e dyshuar, dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë,

Më tej policia ka sqaruar se rasti ka ndodhur, në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, ku tre personat e dyshuar, kanë mbushur një kamionetë me thëngjill dhe të njëjtit derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes janë arrestuar nga ana e policisë. Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe kamioneta (Ford Tranzit me targa Republikës së Kosovës) e cila ka qenë e mbushur me thëngjill.

Të arrestuarit janë: B.G 37 vjeç, B.M 22 vjeç dhe A.M 19 vjeç, dhe pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë , për raste (mbi 40 raste) të natyrës së njëjtë.( vjedhje, vjedhje të rënda, Grabitje etj)./Telegrafi/