Telegrafi

Obi Mikel tërhiqet nga Botërori

Obi Mikel nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht pas problemeve në gju, të cilat e detyruan t’i nënshtrohet operacionit dhe tash iu ka thënë bosëve të futbollit se ai nuk dëshiron të rrezikojë më shumë.

“Ne e kemi lënë Mikel jashtë Kupës Botërore pasi ai i ka thënë ekipit se nuk dëshiron ta rrezikojë karrierën pasi ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i tij në gju, pas operacionit të fundit”, ka thënë koordinatori i ekipit, Emmanuel Attah. /Telegrafi/