Shpeshherë femrave u jepen këshilla se si duhet ta ndryshojnë stilin e jetesës për t’i rritur mundësitë për të mbetur shtatzënë, megjithatë shumë pak vëmendje u kushtohet veprimeve të meshkujve.
Sipas një studimi të ri, shëndeti i meshkujve mund të ketë ndikim më të madh në mundësitë e një çifti për ngjizje, transmeton Telegraf.
Hulumtuesit kanë zbuluar se obeziteti apo mbipesha ndikon negativisht në kualitetin e spermës.
Raporti, i publikuar në revistën ‘Andologia’, është studimi i parë i cili është marrë me parametrat anormal të spermës te meshkujt obezë.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 1285 meshkuj, ku shkencëtarët kanë rënë në përfundim se ata të cilët kanë qenë obezë kanë qenë të ndërlidhur me volum më të vogël të spermës, e gjithashtu kanë pasur defekte më të mëdha të spermës.
Por, përveç meshkujve, edhe femrat duhet të kenë kujdes na mbipesha, sepse studimet e mëhershme me gra kanë treguar se mbipesha te gratë ndikojnë negativisht në pjellori, kështu që nëse jeni duke u përpjekur të mbetni shtatzënë, është mirë që të dy të kujdeseni për shëndetin! /Telegrafi/