Telegrafi

Obama zgjedh ekipin për ekonomi

Burimet thonë se Obama planifikon të nominojë Timonthy Geithner për sekretar të thesarit. Ai aktualisht është kreu i degës së Bankës qëndrore amerikane në New York.

Njoftohet se Obama ka zgjedhur Lawrence Summers për drejtor të Këshillit Kombëtarë për Ekonomi. Summers në administratën e Klintonit ka shërbyer si Sekretar i thesarit.

Ndërkaq dje Barak Obama prezentoi paketën stimuluese e cila përfshinë planin për ruajtjen ose krijimin e 2.5 milion vendeve të punës. /rel/